Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ: Kërkesa e O’Connell cenon pavarësinë e KQZ-së dhe të shtetit
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës, që misioni i OSBE-së dhe stafin e saj të kenë qasje të duhur në qendrat e votimit dhe stacioneve në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim profesional të zhvillimin e procesit.
Mirëpo, kjo gjë po kundërshtohet nga PDK-ja.
Përfaqësuesi i këtij subjekti politik në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se kjo kërkesë cenon sovranitetin e KQZ-së e edhe pavarësinë e Kosovës.
Më poshtë statusi o plotë i Gashit:
Shkresa e Ambasadorit O’Conell, drejtuar Kqz -s, nëse permban versioni anglisht sikur se shqip, ateher cenon sovranitetin e Institucionit te Pavarur dhe në një forme, edhe te pavarsis se Kosoves!
OSBE mund te jetë vezhguese e procesit zgjedhor dhe kaq!
Shkresa e Ambasadorit, bie ndesh me deklarimet e Keshillit te Sigurimit se Kosova ka organizuar zgjedhje te lira dhe demokratike!
Nuk guxojm te kthehemi në vitin 2002! /Periskopi/



