‘Përforcimi i madh’ largohet nga Juventus?
Sipas burimeve të përditshmes gjermane “Kicker”, Juventus në fund të sezonit nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij.
Arsyeja është e thjeshtë pasi Benatia nuk është pjesë e formacionit titullar dhe minutat në dispozicion të tij janë me pikatore kështu që të dy palët do të kërkojnë divorcin mes tyre. Kujtojmë që 29-vjeçari është transferuar në Torino në formë huazimi.



