Përfshihet në debat me Abedin Januzajn edhe deputeti i PDK-së: Nuk deshët ta takonit Fadil Vokrrin (Foto)
Në një postim në Facebook, me përplot gabime drejtshkrimore, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, duke iu kundërvënë babait të Adnan Januzajt, Abedinit.
Haxhiu ndër tjerash, ka thënë se Abedin Januzaj nuk ka pranuar që djali i tij të takohej me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, shkruan Periskopi.
“Abedin, ma mirë mos fol, pasi nuk pranove me bisedu me legjendën Fadil Vokrri, rri shijoje suksesin personal, jo nacional!” – ka shkruar ai.
Ndër tjerash, deputeti i PDK-së që ishte pjesë e FFK-së në të kaluarën, ka thënë se Federata e kishte bindur Edon Zhegrovën për të luajtur për Kosovën për vetëm 30 sekonda. Ai i ka mbrojtur edhe dy analistët Bylbyl Sokolin dhe Ismet Munishin, duke thënë që ata janë “profesora” për të. /Periskopi




