Zjarr në qendrën e konferencave të OKB-së për klimën në Brazil, evakuohen pjesëmarrësit (VIDEO)
Një zjarr ka rënë të enjten në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP30 në Belem të Brazilit. Zjarri mësohet se ra rreth orës 14:00 me orën lokale dhe në rrethana janë ende të paqarta.
Zjarr dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët. Pas zjarrit u dha urdhër për evakuim, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje, përcjell euronews, transmeton Periskopi.
Ministri brazilian i Turizmit, Celso Sabino tha se situata ishte nën kontroll rreth gjysmë ore më vonë, pa raportuar për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.



