Përfundojnë dy ndeshjet e Vala Superligës, shënohen 13 gola! (Foto)

Përfundojnë dy ndeshjet e Vala Superligës, shënohen 13 gola! (Foto)

Sot u zhvillua dy ndeshje të Vala Superligës në futboll

Drenica shkatërroi Vllazninë e Pozheranit me rezultat 6:2, ndërsa fitore arriti edhe Liria ndaj Gjilanit 3:2, transmeton Periskopi.

Drenica ishte dukshëm më e mirë se Vllaznia e cila nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e parë.

Ndeshja e zhvilluar në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit ishte tejet interesant ku në fund fituan vendasit.

Golat për Lirinë në këtë takim u shënuan nga Basriu 9′, Magani 44′, 64′, ndërsa për mysafirët realizuan Kastrati 36′ dhe Haxhimusa 75′. /Periskopi/

Shpërndaje në: