Përfundojnë ndeshjet e Vala Superligës, u arritën këto rezultate
Drita shënoi fitore ndaj Drenicës, derisa Prishtina dhe Trepça 89 luajtën baraz në derbin e luajtur në Pejë
Skuadra e Dritës arriti fitore me rezultat 3:1 ndaj Drenicës në Gjilan, golat për vendasit i shënuan, Rexha, Leci dhe Shabani derisa për mysafirët shënoi Abazi, shkruan Periskopi.
Fitore në këtë xhiro arritën edhe Feronikeli që mposhti Besën me rezultat 2:1, si dhe Llapi që mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultat 2:0.
Dy ndeshje tjera përfunduan me rezultat të barabartë, Liria- Vëllaznimi 1:1, si dhe Prishtina-Trepça 89 u mbyll pa gola. /Periskopi



