Përfundon akti i parë i ‘Superclásico’, paqe në ‘La Bombonera’ (VIDEO)
Finalja e Copa Libertadores (Liga e Kampionëve e Amerikës Latine) në mes të Boca Juniors dhe River Plate ka dhuruar spektakël dhe gola.
Dy skuadrat nga kryeqyteti argjentinas barazuan me rezultat 2-2 në finalen e parë të zhvilluar në La Bonbonera.

Golat për Boca Juniors i shënuan Abila (34’) dhe Benedetto (45+1’). Ndërsa për River Plate realizuan Prato (35’) dhe autogoli i Izquierdoz (61’).

Ndeshja kthyese dhe vendimtare do të luhet me 24 nëntor në pjesën tjetër të Buenos Aires, më saktësisht në ‘El Monumental’.

Kujtojmë se është hera e parë që këto dy ekipet takohen në një finale të Copa Libertadores./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=_P_xFvGWkuI



