Përfundon gjithçka, Ramsey kalon te gjiganti italian
Aventurës së Aaron Ramsey te Arsenal duket se i ka ardhur fundi.
Mesfushori uellsian raportohet se ka arritur para kontratë me Juventusin dhe transferimi do të realizohet në verë, shkruan Periskopi.
28-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 145,000 funte një javë, ndërsa transferimi do të ndodh me parametra zero për shkak të kontratës që i skadon në verë.

Ramsey gëzon një karrierë të gjatë te ‘Topçinjët’, por nuk është stolisur me ndonjë trofe të madh.
Ai u transferua në ‘Emirates’ në vitin 2008 nga Cardiff City për shumën e 4.8 milionë funtave. /Periskopi



