Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të VV’së për Presidentin, deputetët s’flasin për media
Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar.
Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Ndër ata që dolën ishte edhe Agim Bahtiri dhe Arjeta Fejza. Megjithatë, asnjëri prej tyre s’është prononcuar për media.
Ndryshe, takimi i këtij grupi parlamentar është zhvilluar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, proces i cili duhet të përfundojë deri nesër në mesnatë.



