Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun – Balla: Pezullimi është i mjaftueshëm
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet, Taulant Balla sqaroi se qëndrimi i 5 anëtarëve të PS është kundër kërkesës së SPAK duke thënë se ‘masa e pezullimit është e mjaftueshme’.
Balla kërkon prezumimin e pafajësisë për Ballukun.
“Ka qenë një proces shumë i mirë ku jo pa arsye po me arsye të plota, kuvendi, ka marrë kohën nevojshme sa kohë që në këtë provës u përfshi dhe Gjykata Kushtetuese. Sot ka dalë në pah se SPAK pati pezulluar shqyrtimin e pezullimit se po shprehej Gjykata Kushtetuese. Pyetjet e të gjithë deputetëve ndaj palëve të përfaqësues, dhe SPAK dehe avokatëve, mendoj që kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementin të kushtetutës, prezumimit të pafajësisë. Në përfundim të këtij procesi, duke qemë se pala tjetër e kishin marrë vendimin para se të bëhej shqyrtimi, ndërkohë që në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve, kam informuar këshillin e mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar. Do të kemi një informim nga ana ime dhe anëtarët e tjerë në një nga mbledhjet e para të mbledhjes së grupit. Pas atij komunikimi, grupi parlamentar i PS, në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu Manja të ketë hartuar raportin në emër e 5-es tonë. Masa e pezullimit besoj se është mjaftueshëm”, tha ndër të tjera Balla.
Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg



