Përfundon më herët merkatoja për Bayernin
Bayern Munchen i ka dhënë fund tratativave për Callum Hudson-Odoi, ka konfirmuar trajneri Niko Kovac.
Kampionët e Bundesligës bënë tre herë ofertë drejt talentit anglez, por mori përgjigje negative, raporton Periskopi.
Drejtori ekzekutiv i ‘Bavarezëve’, Hasan Salihamidzic konfirmoi javë më parë se janë të interesuar për shërbimet e anësorit të Chelseat.

Edhe vet Hudson-Odoi dëshironte kalimin në Gjermani, për shkak të politikës së Sarrit duke mos punuar me lojtarët e rinjë.
”Nuk do të jemi aktiv në dritaren e transferimeve”, konfirmoi trajneri Niko Kovac. /Periskopi



