Përfundon ndeshja e Ligës Ballkanike në mes të Bashkimit dhe Blokotehna, ky është rezultati

Përfundon ndeshja e Ligës Ballkanike në mes të Bashkimit dhe Blokotehna, ky është rezultati

Skuadra e KB Bashkimi nuk ka arritur t’i bëjë ballë liderit aktual në Ligën Ballkanike, Blokotehna, nga e cila u mposht 75:91, për të pësuar kështu humbjen e tretë më radhë.

Mysafirët ishin më të mirë që nga fillimi, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 11 pikëve 38:49.

Blokotehna vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, duke fituar në fund me rezultat 75:91.

Pas kësaj fitoreje, Blokotehna mbetet në vendin e parë më 13 pikë, ndërsa KB Bashkimi në vendin e gjashtë më tetë pikë.

Shpërndaje në: