Përfundon numërimi edhe në Dibër, mësoni rezultatet

Përfundon numërimi edhe në Dibër, mësoni rezultatet

Qarku i Dibrës mbyll procesin e numërimit të votave, ku dy partitë e mëdha, PS dhe PD kanë prodhuar nga dy mandate, LSI një, ndërsa edhe PDIU suprizoi duke dalë forcë e tretë dhe siguroi një mandat.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë 259 kutitë e numëruara, Partia Socialiste merr 24580 vota ose 2 mandate, Partia Demokratike renditet e dyta duke marrë 20991 vota ose 2 mandate, LSI ka 12233 vota ose 1 mandate. Surprizon PDIU që arrin të dalë forcë e tretë pasi merr më shumë vota se LSI, 12521 vota ose 1 mandat.

QARKU DIBËR (6 MANDATE)

Partia Socialiste (2 mandate)
1.Ilir Beqaj
2.Almira Xhembulla

Partia Demokratike (2 mandate)
1.Dhurata Çupi
2.Xhemal Gjunkshi

PDIU (1 mandat)
1. Reme Lala

Lëvizja Socialiste për Integrim (1 mandat)
1. Përparim Spahiu

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, Partia Socialiste dhe LSI kanë ruajtur të njëjtin numër mandatesh, pra PS 2 dhe LSI 1, ndërsa Partia Demokratike ka rënie nga 3 mandate në 2 këtë vit. PDIU në vitin 2013 nuk siguroi asnjë mandat në qarkun e Dibrës.

Shpërndaje në: