Përfundon renovimi i shkollës “Laura Scotti”, Osmani: Do të ofrojë hapësira moderne për nxënësit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar për përfundimin e renovimit të plotë të Shkollës Fillore “Laura Scotti” në Graboc. Ai ka thënë se tashmë nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë kushte moderne dhe hapësira të përshtatshme për zhvillimin arsimor.
“Me pamje bashkëkohore dhe funksionalitet të ri, shkolla tashmë ofron hapësira më cilësore për nxënësit tanë. Ky investim kapital siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor”, ka deklaruar Osmani.
Ai ka theksuar se shkolla është e pajisur edhe me kabinete moderne, të cilat do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta.
Sipas Osmanit, ky investim është dëshmi e përkushtimit për të ngritur cilësinë e arsimit dhe për t’u siguruar që fëmijët e Grabocit të rriten në një ambient shkollor të denjë.
Postimi i plotë:



