Përgjakje, grushta e gjithçka tjetër – tifozët e Lyon përfundojnë në spital (FOTO)

Përgjakje, grushta e gjithçka tjetër – tifozët e Lyon përfundojnë në spital (FOTO)

Pesë tifozë të Lyon janë raportuar të lënduar para ndeshjes të së mërkurës ndaj Barcelonës, në kuadër të raundit të 16 të Ligës së Kampionëve. 

Katër tifozë u trajtuan për shkak të ‘sprayt’ të policisë, ndërsa një tifoz u dërgua në spital për shkak të një plage, sipas radiostacionit spanjoll Cadena SER nëpërmjet AS.

Mijëra mbështetës të ekipit francez kishin zbarkuar në qytetin e Katalunisë për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen e dytë të LK-së, transmeton Periskopi.

More than 5,000 fans have made the 330-mile trip across the border into northern Spain

Më shumë se 5.000 tifozë pritej të bënin udhëtimin prej 330 kilometrash me më shumë se 100 ultras nga grupi ‘Bad Gones’.

Ultrasit njoftuan në rrjetet sociale se ata do të qëndronin në Plaza de Artos, e cila është afër stadiumit ‘Camp Nou’ dhe zakonisht një vend ku mbahet tubimet antifashiste. Disa grupe anti-fashistësh mbërritën duke mbajtur banderola në të cilat shkruhej: ‘tout le monde deteste fasiste’ (të gjithë urrejnë fashistët).

Për këtë reagoi policia e Barcelonës, e cila shpërndau sprej e gjithçka tjetër për ta qetësuar turmën. /Periskopi/

More than 100 known ultras have also made the trip and some fans clashed with police
Five fans were reportedly injured ahead of kick off, with four treated for effects of pepper spray

Shpërndaje në: