Përgjigja e CR7 kur ishte pyetur cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve sa ishte lojtar i Man Unitedit

Periskopi.com Sporti

Nuk ka pyetje të drejtë dhe të gabuar për pyetjen kush është lojtari më i miri i të gjitha kohëve?

Krejtësisht varet nga mendimet personale të cilat, natyrisht, nënkuptojnë se nuk ka përgjigje definitive, transmeton Periskopi.

Por është një temë e cila na pëlqen tejmase ta diskutojmë kur jemi në pub në shoqërinë e miqve dhe birrës, apo ndonjë limonadeje nëse nuk konsumoni alkol.

Diego Maradona, Pele, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, këta janë emrat më të shpeshtë që përmenden në debatin për më të mirin.

Por kush mendon Ronaldo se është lojtari më i mirë ndonjëherë?

Pas vdekjes së Maradonës, një video është shfaqur online ku shihet Ronaldo dhe bashkëlojtarët e atëhershëm te Manchester Unitedi, Rio Ferdinand dhe Anderson.

”Unë,” përgjigjet superylli portugez. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: