Përgjigja epike e Cantonas, kur u pyet se kush do ta fitojë Premier Ligën
Eric Cantona u pyet se kush do të dëshironte ta fitonte titullin e Premier Ligës, Manchester City apo Liverpool.
Duke folur për Paddy Power, legjenda e Manchester United dha një përgjigje interesante.
“Askush”, tha ai, përpara se të shtonte: “Është sikur të më pyesni nëse do të preferoja që dhëmbët t’i bëj me dru apo këmbët e mia me sfungjer”, transmeton Periskopi.

‘Qytetarët’ janë në vendin e parë momentalisht në ligën angleze, pasi Liverpool ka një lojë më pak të zhvilluar, ku luan nesër ndaj ‘Djajve të Kuq’ me fillim nga ora 15:05.
Cantona beson se Unitedi është rikthyer në formë falë ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer dhe ka shpresa të mëdha që nesër do të ketë rezultat pozitiv ndaj ‘Të Kuqëve’.



