Perisic afër kalimit te Manchester United
Manchester United është shumë pranë transferimit të mesfushorit kroat të Interit, Ivan Perisic.
Sipas raportimit të ‘Calciomercato.it’, Interi dhe Perisic kanë pranuar kushtet e ofruara nga United, transmeton Periskopi.
Manchester United është pajtuar që Interit t’i paguajë 55 milionë euro për 28 vjeçarin kroat.
Perisic në 70 paraqitje për Interin ka shënuar 18 gola. /Periskopi/



