Perisic: Isha afër të largohesha drejt United, por vazhdova me Inter për shkak të këtij personi

Perisic: Isha afër të largohesha drejt United, por vazhdova me Inter për shkak të këtij personi

Ivan Perisic ka zbuluar se ai ishte i tunduar të largohej nga Interi për Manchester United vitin e kaluar.

Anësori kroat ishte shumë i lidhur me kalimin tek ‘Djajtë e Kuq’ gjatë verës së vitit 2017, por përfundoi me nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare me Interin, përcjell Periskopi.

Edhe pse Perisic ishte kënaqur me vëmendjen që ia dha Jose Mourinho, ai ishte bindur të qëndronte në San Siro nga trajneri Luciano Spalletti.

Related image

“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tavolinë – unë kam qenë shumë afër largimit nga Interi”, tha ai për FourFourTwo.

”Kur arriti Luciano Spalletti [në qershor 2017], ai tregoi dëshirën e madhe për të më mbajtur në ekip dhe e bëri të qartë se ai nuk dëshironte të më humbte mua”.

”Ishte shumë inkurajuese dhe nuk jam penduar për vendimin tim për të qëndruar në Inter. Në futboll,  në këto situata detajet e vogla janë çelësi i një suksesi”.

”Admirimi nga një trajner si Mourinho është padyshim diçka që më tundoi. Është konfirmim i punës së madhe dhe përformancave të mira. Ti nuk mund të qëndrosh duarkryq kur një klub si Manchester United të jep ofertë, por gjithashtu je i kënaqur sepse këto gjëra të motivojnë për të vazhduar të punosh edhe më fortë”, potencoi Perisic. /Periskopi/

Shpërndaje në: