Periskopi skrinshoton statusin e Prindonit: Për çdo rast, nëse e fshinë

Periskopi skrinshoton statusin e Prindonit: Për çdo rast, nëse e fshinë

Prindon Sadriu, i njohur si ’Zotëriu i Parë’ i Republikës së Kosovës çaste më herët ka bërë një reagim të gjatë pas kritikave të mëdha që mori për sulmin që ua bëri dje mediave, duke i quajtur ‘’Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale’.

Ai duke u shprehur tejet i ndjeshëm, se ka një grua e ka fëmijë (sikurse gjithë njerëzit në botë), e arsyetoi sulmin e rëndë dhe urrejtës-përçues ndaj gazetarëve, veç pse raportuan se bashkëshortja, Vjosa Osmani, si ish-deputete kishte harxhuar rreth 4 mijë euro për udhëtim nga Mitrovica, ndonëse ajo jetonte në Prishtinë që nga viti 2012.

Mirëpo, z. Prindon pas mesnate ishte bërë pishman për fjalët e tij dhe e kishte fshier shkrimin në Facebook. Natyrisht, Periskopi ia kishte bërë ‘screenshot’. E prap, edhe shkrimin e radhës e kemi ruajtur njejtë, nëse për çdo rast, zotëriu i parë me gishtin e tij e prek butonin ‘delete’ tek postimi i tij i fundit, të cilin posa ta lexoni, do ju ngjasojë se e ka shkruar dikush tjetër. Por kush, gjejeni vet…

 

 

 

 

Shpërndaje në: