Përjashtohen dy lojtarët e Gjermanisë, i vunë flakët hotelit në Shqipëri
Dy lojtarët të cilët janë pjesë edhe e akademisë së Lajpcigut në Bundesligë, sipas raportimit të mediave gjermane, kishin marrë nargjile në dhomën e hotelit ku ishin të grumbulluar.
Nuk dihet se si Janelt dhe Ture kanë arritur ta sigurojnë atë, por në kohën që ata kanë lënë hotelin për të qënë prezent në ndeshjen Gjermani-Shqipëri të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e cila përfundoi me shifrat 3-2, e harruan të ndezur nargjilen në dhomë dhe kjo shkaktoi ndezjen e një zjarri, raporton Panorama Sport.
Protokolli i ndeshjes (U-19) Gjermani-Shqipëri 3-2, ku dy futbollistët kanë qënë prezentë, para se të përjashtoheshin
Për fat punonjësit e hotelit e pikasën diçka të tillë dhe arritën ta kontrollonin zjarrin që të mos përhapej në dhomat e tjera. Një incident i tillë ka tërbuar trajnerin e kombëtares gjermane, Frank Kramer, i cili menjëherë pas ndeshjes i ka larguar futbollistët nga grumbullimi duke i kthyer më herët në Gjermani.



