Përkeqësohet situata e zjarreve në Shëngjin, riaktivizohen tre vatra të reja
Erërat e forta që kanë fryrë gjatë natës kanë përkeqësuar situatën e zjarreve në Shëngjin duke krijuar vatra të reja mëngjesin e sotëm.
Mësohet se tre vatra të reja janë riaktivizuar në malin pranë qendrës së qytetit të Shëngjinit. Prej 4 ditësh vijojnë flakët në malin e Rrencit, ku terreni është shumë i thyer.
Pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë flakët izolohen por riaktivizohen dhe me ndihmën e erërave.
Ndërkohë tashmë harta e flakëve është zgjeruar duke përfshirë edhe Velipojën dhe larguar shumë pushues.



