Përleshje fizike mes disa personave te “Bregun i Diellit”, Policia jep detaje

Përleshje fizike mes disa personave te “Bregun i Diellit”, Policia jep detaje

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Shpërndaje në: