Përleshje masive në Liverpool mes tifozëve gjerman dhe policisë angleze (Video)
Tetë gjerman janë arrestuar pas një përleshje në qytetin Liverpool.
Disa huliganë futbolli të frustruar janë përleshur me policinë, pasi që nuk janë lejuar të hyjnë në një klub të natës.
Kjo sipas deshmitarëve të rrahjes masive, të cilët panë stole të përdorura si armë, transmeton Periskopi.
“Liverpool Echo” raporton se dhjetëra persona, shumica nga Gjermania, janë refuzuar që të hyjnë në një klub në Ropewalks, vetëm pak para se të ndodhte perleshja.
Tetë gjerman janë arrestuar pasi që sipas policisë ata “kanë penguar disa antarë dhe sigurim të stafit”.
Besohet se tifozët ishin të klubit gjerman, Eintracht Frankfurt. /Periskopi
Më poshtë mund të ndiqni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=axv51I41-CE



