Përleshje mes tifozëve dhe policisë para derbit Atletico-Real (Video)
Tifozët e Atletico Madridit janë përfshirë në përleshje të dhunshme me policinë lokale, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Kjo ka nxitur reagimin e policisë që është përpjekur që ta shpërndajë turmën. Mirëpo, disa prej mbështetësve të Atleticos kanë hedhur shishe edhe në drejtim të policisë.
Autoritetet kanë arritur të vënë rend, ndërsa nuk dihet për numrin e të arrestuarve eventualë.
Ndryshe, Atletico Madridi është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Los Rojiblancos pësuan me rezultat 3-0 në takimin e parë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/



