Përparësia e kohës së tregut Marigona Hill: Koncept jetese, besim, përkushtim i përbashkët

Përparësia e kohës së tregut Marigona Hill: Koncept jetese, besim, përkushtim i përbashkët

Rezultat Përrallor

Marigona Hill si një qytezë banimi, është krijuar për të riformuluar konceptin e jetesës cilësore në Kosovë. E vendosur strategjikisht dhe e planifikuar me kujdes, Marigona Hill ndërthur arkitekturën moderne, praktikat e qëndrueshme të jetesës dhe ndjenjën e fortë të komunitetit për të ofruar një vlerë unike si për banorët ashtu edhe për investitorët.

Me kërkesën në rritje për banim luksoz dhe interesin gjithnjë e më të madh për prona që ofrojnë stil jetese, Marigona Hill tashmë është një mundësi e rrallë për investim afatgjatë. Projekti ka tërhequr tashmë një grup të larmishëm banorësh, falë konceptit gjithëpërfshirës, dizajnit inovativ, aksesit në financim dhe përkushtimit ndaj planifikimit urban ekologjik. Nga veçoritë e orientuara drejt mjedisit, si sistemi efikas i ngrohjes, e deri te tipologjitë ekskluzive të apartamenteve që ofrojnë privatësi dhe rehati, çdo detaj është zhvilluar me kujdes për të përmbushur si jetesën e përditshme, ashtu edhe vlerën investuese.

Si një nga projektet më ambicioze të banimit në rajon, Marigona Hill qëndron në kryqëzimin e arkitekturës, qëndrueshmërisë dhe mundësive financiare duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për banim apo investim.

Në zemër të projektit qëndron ideja se njerëzit nuk blejnë vetëm mure – ata blejnë një mënyrë jetese. Arkitektura e Marigona Hill është planifikuar me një qasje funksionale dhe estetike që ndihmon në rritjen e cilësisë së jetës. Shumë njësi banimi janë të ndriçuar maksimalisht nga drita natyrale, me izolim të lartë termik dhe privatësi të garantuar.

Një nga avantazhet më të mëdha është lokacioni strategjik: vetëm pak minuta nga institucionet kryesore, Liqeni i Badovcit, dhe Parku i Gërmisë, ndërsa ndodhet në një lartësi prej 700 metrash mbi nivelin e detit, duke ofruar ajër më të pastër dhe një klimë më të freskët. Sistemi i ngrohjes është projektuar për efikasitet energjetik, duke reduktuar ndjeshëm kostot mujore të banorëve.Për më tepër, projekti përfshin mbjelljen e mijëra drunjve, hapësira të gjelbra dhe zona relaksi për komunitetin, duke e kthyer Marigona Hill në një vend ku jetesa urbane takon qasjen e qëndrueshme ndaj natyrës.

Rikthimi në investim dhe rritja e vleres së pronës

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë ka përjetuar një rritje të vazhdueshme, i nxitur nga kërkesa në rritje për prona cilësore, migrimi drejt qyteteve dhe diaspora në rritje që investon në vendlindje. Në këtë kontekst, Marigona Hill spikat si një adresë unike dhe mundësi ideale për një kthim të lartë nga investimi.

Infrastruktura moderne, dizajni i menduar dhe karakteristikat e komunitetit të rrethuar e bëjnë Marigona Hill më të kërkuar dhe të qëndrueshme për të ardhmen. Krahasuar me zhvillimet standarde urbane, Marigona Hill ofron një rritje më të lartë të vlerës në afat të gjatë për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të pronave aktualisht të lira dhe pozicionimit te saj.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë është ende në zhvillim, çka do të thotë se çmimet janë shumë më të përballueshme në krahasim me Evropën Juglindore. Investimi tani do të thotë hyrje përpara rritjes së madhe, duke siguruar prona në një zonë me kthim të jashtëzakonshëm investimit para se kapaciteti të plotësohet, shto këtu që aktualisht në Marigona Hill ka vetëm edhe 10% të pronave të lira nga i tërë projekti.

Kërkesa nga Diaspora

Shumë blerës nga diaspora kërkojnë lagje të sigurta, të bukura dhe me shërbime dhe Marigona Hill i plotëson këto kërkesa. Jetesa cilësore dhe ndjenja e përkatësisë bëjnë që blerësit të vendosin më shpejt dhe të mbeten të lidhur me pronën e tyre në Marigona Hill. Fakt i rëndësishëm është modeli i krijuar në Marigona Hill i cili ka filluar të tundojë familjet nga diaspora që të rikthehen për jetesë në Kosovë ngase ambienti dhe infrastruktura që shohin në Marigona Hill tashmë vështirë që mund të gjindet deri në Emiratet e Bashkuara Arabe – për nga niveli i investimit dhe modernizimi.

Sot për sot, ka një numër të konsiderueshëm të familjeve të cilat po rikthehen për jetesë në Kosovë. Disa prej tyre janë nga Amerika, Kanadaja, Belgjika, Zvicra, Gjermania, Shqipëria.

Marigona Hill sot

Pavarësisht sfidave të mëdha, përfshirë edhe periudhën e pandemisë, sfidave në treg ndikuar nga luftërat e ndryshme dhe ndikimet gjeo-politike ndërkombëtare, puna në Marigona Hill nuk ka ndalur asnjëherë.

Kjo, sepse ajo që po ndërtojmë kërkon kohë, përkushtim dhe kujdes të veçantë në çdo detaj.

Sot, Marigona Hill po merr jetë: mbi 100 familje tashmë jetojnë në qytezë dhe çdo ditë ajo bëhet më shumë se një vendbanim.

Edhe pse qyteza nuk është ende e përfunduar në tërësi, fokusi ka qenë edhe në aktivizimin e objekteve kyçe për jetën e përditshme të komunitetit:

Çerdhja “Nido Montessori”, që sjell një qasje të re në edukimin e hershëm.
Poashtu në shtator, hapet marketi i “Albi Mall”.

Dhe nga ky shtator, hapet edhe shkolla fillore “Princeton School of Prishtina”

Gastrobar “Meeting Point”, një hapësirë sociale dhe relaksi.

Hapi juaj i radhës drejt një jete më të mirë nis me një vizitë. Ju mirëpresim në zyret tona në Marigona Hill.

📞 +383 49 162-000

[email protected] www.marigonahill.com

Shpërndaje në: