Përparim Rama mbështet Marshin e 17 shkurtit me moton “Drejtësi, jo politikë”
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili u ka dhënë mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Rama me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë Marsh.
Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha e vlerësoi mbështetjen institucionale që po merr marshi nëpër Kosovë.
“Mbështetja nga kryeqyteti është dëshmi se kjo kauzë i përket ndërgjegjes qytetare. Marshi “Drejtësi, jo politikë” është thirrje paqësore për drejtësi të paanshme dhe për respektimin e së vërtetës sonë historike”, tha Hoxha.



