Përparim Rama: Mbështetja për Ermal Sadikun është mbështetje për inovacionin, dijen dhe të ardhmen e Kosovës

Përparim Rama: Mbështetja për Ermal Sadikun është mbështetje për inovacionin, dijen dhe të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ermal Sadiku, duke theksuar rëndësinë e dijes, inovacionit dhe teknologjisë për të ardhmen e vendit.

Sipas Ramës, Sadiku jo vetëm që zotëron këto tre dimensione, por ka edhe vullnetin dhe përkushtimin për t’i aplikuar ato në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Kosovës.

“Përvoja reale e Ermalit në industrinë e teknologjisë i jep njoguritë e nevojshme për transformimin digjital të Kosovës. Për një Kosovë ku institucionet bëhen transparente, shëndetësia moderne, arsimi efikas-një Kosovë të me mençur!Vullnetin e Ermalit për t’i shërbyer transformimit digjital të Kosovës duhet ta takojmë me zellin tonë për t’ia besuar këtë sfidë. Mbështetja për Ermal Sadikun është mbështetje për inovacionin, dijen dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Rama .

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: