Përplasen keq Ferdinand dhe Gerrard gjatë emisionit
Të dy këta ishin të ftuar në një emision sportiv për të diskutuar për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Ferdinand deklaroi se dëshiron që edhe City të kaloi tutje në Ligën e Kampionëve, dhe kjo bëri që të reagoi ish kapiteni i Liverpoolit, transmeton lajmit.net.
“Çfarë, unë mendova se jeni një tifoz i Manchester Unitedit?”, ishte reagimi i Gerrard, por Ferdinand iu përgjigj se është një tifoz i futbollit anglez.



