Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, disa të vdekur, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje avioni, i cili po ulej në një aeroport rajonal në Karolinën e Veriut.
“Mund të konfirmoj se ka pasur viktima”, tha Sherifi i Qarkut Iredell Darren Campbell, megjithëse nuk pranoi të thoshte numrin e tyre.
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville rreth orës 10:15 sipas orës lokale.
Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin. Drejtori i Aeroportit të Statesville, e përshkroi avionin si avion korporativ dhe tha se ishte përfshirë nga flakët kur mbërriti në vendngjarje.
Avioni i biznesit ishte në ajër për pak kohë para rrëzimit. Ai u rrëzua në skajin lindor të pistës dhe autoritetet ende nuk kanë informacion mbi shkakun e ngjarjes.
Aeroporti i Statesville do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të dytë, ndërsa ekipet pastrojnë mbeturinat nga pista./Periskopi/



