Përplasja e autobusit me kamionin rezulton fatale për 14 lojtarët e hokeit, Kanada në shok

Përplasja e autobusit me kamionin rezulton fatale për 14 lojtarët e hokeit, Kanada në shok

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur pasi një kamion ka goditur autobusin i cili po mbante ekipin e hokeit në Kanadën perëndimore.

14 të tjerë kanë marrë lëndime. Policia kanadeze ka thënë se ky aksident ka ndodhur në mesditen e së premtes.

Autobusi mbante Humboldt Broncos, që luanin në Saskatchewan Junior Hockey League, në qytetin Nipawin në lojërat playoff.

“Ka pasur shumë viktima – komuniteti ynë është në shok,” tha presidenti i Brancos, Kevin Garinger.

The bus was hit from the side by a transporter truck

“Nuk dimë asgjë për momentin,” shtoi ai. “Mjeku dhe zyra e tyre duhet të bëjnë punën e tyre dhe t’i njoftojnë familjarët e lojtarëve.”

Presidenti i Nipawin Hawks, Darren Opp, tha një kamion transportues kishte dalë nga rruga drejt autobusit, duke e përshkruar këtë rast si një “aksident të tmerrshëm” dhe “shumë shumë të keq”.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau tha “nuk mund të imagjinojë se çfarë janë duke përjetuar familjarët e tyre, dhe zemra ime është me të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme, në komunitetin e Humboldt dhe përtej.”

Kevin Henry, një trajner që drejton një shkollë hokej në Prince Albert, tha se ishte “një nga ditët më të errëta në historinë e Saskatcheëan”./Periskopi/

Shpërndaje në: