Përse na bien flokët?

Përse na bien flokët?

Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar te jetës të na bien flokët, madje sipas ekspertëve të shëndetit është mëse normale që një njeri të humbë rreth 50 deri në 100 qime në ditë.

Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj, gjendje të cilat shpeshherë priremi t’i harrojmë dhe mendojmë se rënia ndodh si pasojë e ujit apo keqpërdorimit me paisjet estetike si tharësja e flokëve apo drejtueset.

Këto janë 5 arsyet shëndetësore përse na bien flokët

1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenit) që veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e femrave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti deri në menopauzë./periskopi.com

2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.

3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policistike Ovariane krijohet si pasojë e çrregullimeve hormonale. Vezoret prodhojnë më shumë testosteron se zakonisht, e që ndikon në shtimin e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit ose rrallimin e flokëve.

4.Marrja e medikamenteve të ndryshme: Antidepresivët dhe ilaçet antiinflamtorë janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e flokëve. Kini kujdes kur merrni medikamente të tilla pasi mund të vin re rënie masive.

5.Shtatzënia: Zakinisht femrat vënë re rënie të flokëve pas sjelljes në jetë si pasojë e çrregullimeve hormonale, por ky problem mund të shfaqet në çdo stad të shtatzënisë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë…

Dy muaj e gjysmë në burgjet serbe – Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Qenaj tregon gjithë procesin e ndalimit

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë. Një nga këto…

Rrëzohet avioni mjekësor në Indi, 7 anëtarët e bordit të zhdukur

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë.…

NASA shtyu misionin hënor Artemis II për në muajin prill, zbulohet arsyeja

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) e ka shtyrë përsëri misionin e saj historik…

FIFA propozon një rregull të re për futbollistët që lëndohen gjatë ndeshjeve

FIFA ka propozuar që lojtarët që marrin trajtim për një dëmtim të detyrohen të qëndrojnë…

Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e…

Muriqi mbetet pa trajner, e shkarkon Majorka

Majorka e Vedat Muriqit ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që ata e shkarkuan Jagoba…

U abuzuan në baza racore dyshja e Rangersit, policia nis hetimet

Policia e Skocisë ka nisur hetime pasi lojtarët e Rangersit, Emmanuel Fernandez dhe Djeidi Gassama,…