Persona të armatosur grabisin rezidencën e Kim Kardashian
Pesë persona të armatosur kanë marrë bizhuteri në vlerë prej disa milionë dollarëve të yllit amerikan Kim Kardashian në një rezidencë luksoze të saj në qendër të Parisit, ka bërë të ditur policia, raporton Reuters.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, por askush nuk është lënduar me këtë rast, transmeton Koha.net.
Sulmi ka ndodhur në një rezidencë diskrete që përdorej nga të famshmit dhe personat e pasur, e cila gjendet prapa kishës Madeleine në kryeqytetin francez. Kardashian ka qëndruar aty së paku njëherë, më 2014, para se të martohej me reperin Kanye West.
Policia ka rrethuar rezidencën.



