Personalitete shqiptare, emrat e të cilëve shpesh gabohen

Personalitete shqiptare, emrat e të cilëve shpesh gabohen

Emrat shqiptarë zakonisht janë të veçantë, dhe ndodh që shpesh njerëzit të bëjnë gabime duke u shtuar ose hequr germa, shkruan Koha Jone. Një gjë e tillë ndodh edhe me personazhet e njohur që shumica ua ngatërrojnë emrin.

Ingrit Gjoni

Këngëtarja, Ingrit Gjoni mban një emër disi të veçantë, e kushdo që e dëgjon e shqipton si Ingrid, por e dini gabim. Ajo e ka pranuar edhe vetë publikisht që nuk e ka emrin Ingrid, por Ingrit.

Rezear Xhaxhiu

Gazetari i njohur, i emisioneve të mëngjesit, Rezear Xhaxhiu është një prej personazheve që jo të gjithë ia dinë emrin. Shumica prej njerëzve i’a dinë emrin Rezart por gaboni ai ka një emër shumë të veçantë Rezear.

Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj,shpesh është hasur me ndryshimin e emrit. Këngëtares i’a ngatërrojnë emrin duke e quajtur Arbërie dhe jo Albërie.

Eneda Tarifa

Edhe pse shumica e njohin si Eneida, duke u nisur nga vepra e Virgjilit, këngëtarja dhe moderatorja shqiptare e ka emrin Eneda.

Leonora Jakupi

Këngëtarja shqipëtare ka një emër të dëgjuar e deri diku të thjeshtë, por ndonjëherë e quajnë Eleonora. Megjithatë, emri i saj i vërtetë është Leonora Jakupi.

Anbeta Toromani

Balerina shqiptare e cila tashmë është rikthyer në Shqipëri pas shumë vitesh në Italihaset çdo ditë me njerëz të cilët i’a ngatërrojnë emrin. Emri i saj i vërtetë është Anbeta dhe jo Ambeta.

Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Shpesh herë emrin e saj e shqiptojnë, Ahtifete por e keni gabim emri i saj është thjesht Atifete.

Behgjet Pacolli

Biznesmeni dhe politikani, është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Emrin e tij shpesh e shqiptojnë si Behxhet apo Bexhet, por gaboheni ai quhet Behgjet.

Shpërndaje në: