Personazhi i mirë u bë mizor: 700 fëmijë mbajnë emrin në nder të saj, flasin nënat
Episodi i fundit i Game of Thrones i la të shokuar shikuesit për masakrat dhe shkatërrimet që bëri një prej personazheve kryesore të tij, Daenerys Targaryen [Emilia Clarke]. Ajo u quajt Mbretëresha e Çmendur që po ecte hapave të babait të saj, që ishte quajtur si Mad King.
Por, Daenerys është vetëm njëra nga gratë e paafta të këtij seriali për të ushtruar pushtetin. Si duket, seriali televiziv bën ndërlidhje me historinë, më saktë Mesjetën, ku gratë me pushtet njiheshin për mizoritë që kryenin ndaj kundërshtarëve.
Mirëpo, deri tash ky personazh ishte ndër më të dashurit, dhe shumë njerëz i kishin vënë emrin e Khaleesit fëmijëve të tyre në nderim të Daenerys që njihet edhe si Nëna e Dragojëve, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Sipas statistikave të Administratës së ShBA-ve, më shumë se 4 mijë e 500 fëmijë ishin emëruar sipas karaktereve të Game of Thrones. Mes tyre 560 sosh mbanin emrin Khaleesi, që është titulli i Daenerys dhe 163 të tjerë emrin e saj të lindjes, Daenerysin.
“Jam e tronditur,” tha Estrada, vajza gjashtë vjeçare e së cilës e ka emrin Khaleesi.
“Ishte zhgënjyese të shihje se në çka e kishte shndërruar pushteti. Nuk ishet gjë e mirë.” – vazhdoi ajo.
Katherine Acosta, një nën tjetër e një vajze një vjeçare me emrin Khaleesi, po ashtu ka folur për ndërrimin e karakterit të personazhit, duke thënë që ende e mbështet Daenerysin.
“Ende e mbështes,” i tha Acosta gazetës The Cut. “Edhe pas asaj që bëri në episodin e mbrëmshëm, unë mbetem mbështetëse e saj. Nuk mendoj se bëri diçka gabim. Mendoj se bëri atë që duhej ta bënte. Nuk e kuptoj se krejt të tjerët janë befasuar prej sjelljes së saj. E ka bërë edhe më herët një gjë të tillë. Nëse e tradhtoni, nëse nuk i gjunjëzoheni, ndodh ajo që ndodhi.”
Kjo nënë nuk po e kuptonte si duket që Daenerys po mbyste njerëz të pafajshëm pas dorëzimit të armatës së Cerseit, dhe po e shkatërronte qytetin të cilin do ta mbretëronte. /Periskopi



