Personi që dyshohet se u vetëvra në Veternik ishte kandidati i AAK’së për deputet
Një vetëvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Veternik të Prishtinës. Viktima e gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në një veturë, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha ai.
Periskopi ka mësuar se identiteti i viktimës është Hekurna Hoxha, nga Gjakova.
Tashmë i ndjeri ishte kandidat i AAK’së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndryshe rasti u raportua fillimisht si gjuajtje me armë.
Derisa Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./PERISKOPI/
Policia e konfirmon: Viktima u gjet i vdekur në një veturë në Veternik



