“Personin që e njihja si fëmijë, tashmë është bërë burrë”

“Personin që e njihja si fëmijë, tashmë është bërë burrë”

Kur e shikoj se çfarë është duke bërë Romelu Lukaku në Kupën Botërore Rusi 2018, jam shumë krenar.

Romelu është një lojtar dhe person me të cilin kam një lidhje speciale. E njoh atë për shtatë vite, që prej herës së parë kur ai erdhi në Chelsea si 18-vjeçar.

Ai është më shumë se sa një shok i mirë, ai është një fëmijë dhe unë e konsideroj si vëllain tim – dikush duhet ta ndihmojë atë.

Natyrisht, Belgjika ka kreatorë të mëdhenj në ekip – nëse ju keni një Hazard, de Bruyne dhe Martens, një sulmues si Lukaku mund të bëjë gjithçka, thotë legjenda e Chelsea Didier Drgoba, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

“Ai nuk ka mungesë vetëbesimi, ai thjesht dëshiron të përmirësohet”, shtoi ai.

Drogba gjithmonë e këshillon Lukakun si t’i shmanget mbrojtësve kundërshtarë.

“Me Lukakun në formë, Belgjika ka një shancë të artë për të fituar gjithë kampionatin”./Periskopi/

Shpërndaje në: