Përurohet palestra më e re në vend, Rahoveci fiton para tifozëve të vet
KB Rahoveci ka shënuar fitore 87-71 përballë Don Boskos në ndeshjen e parë në përurimin e palestrës ‘Mizahir Isma’.
Në një atmosferë impozante, Rahoveci gjatë tërë kohës mbajti diferencë në rezultat, çka bëri që ndeshje të përfundoi me 16 pikë dallim.
‘Vreshtarët’ kualifikohen në gjysmëfinale të ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës në basketboll, që mbahen pikërisht në qytetin e tyre.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin kryetari i Rahoveic, Smajl Latifi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Periskopi/



