Pesë arsyet kryesore pse Barcelona po e transferon Arturo Vidalin

Pesë arsyet kryesore pse Barcelona po e transferon Arturo Vidalin

Mesfushori kilian është shumë pranë transferimit te Barcelona

Arturo Vidal ishte i lidhur fillimisht me një kalim tek Interi, por në fund në garë për të është futur Barcelona, e cila është favorite tani për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munich, transmeton Periskopi.

Barça po tregohet dinake në këtë merkato pasi së pari ia vodhi nga duart Malcomin Romës dhe tani Vidalin klubit tjetër italian, Interit.

Më poshtë i keni pesë arsyet kryesore pse Barça e do kaq shumë transferimin e 31-vjeçarit në ‘Camp Nou’.

1. Është lojtar i profilit të Paulinhos

Dëshmi më e fundit se një lojtar si Vidal mund të punojë në këtë skuadër të Barcelonës është Paulinho, i cili me sukses u paraqit edicionin e kaluar nën urdhërat e Valverde, ndërsa u shit këtë verë pa dëshirën e trajnerit.

Në mungesë të tij, Valverde dëshiron në skuadër Vidalin, i cili ka karakteristika të ngjashme me brazilianin.

2. Mbulon shumë hapësira

Vidal është kudo në fushë dhe mbulon shumë hapësira. Kjo do ta ndihmonte shumë Ivan Rakiticin dhe Sergio Busquets, të cilët do të mund të pushonin kohë pas kohe.

3. Loja e mirë në ajër

Mesfushori kilian është shumë i mirë në lojën me ajër. Ai do t’i ndihmojë shumë Barçës sa i përket lojës në ajër.

4. Lidershipi dhe karakteri i tij

Ai ishte një lider te Kili, në Bayern Leverkusen, Juventus dhe së fundi në Bayern Munich. Nëse është diçka që e bën të madh një mesfushor është karakteri i tij dhe këtë e ka Vidal.

5. Përvoja

Vidal ka përvojë të mjaftushme, ka luajtur në skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka qenë gjithmonë startues për kombëtaren e tij.

Ish-mesfushori i Juventusit pritet që të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me Barcelonën. /Periskopi/

Shpërndaje në: