Pesë arsyet pse Arsenali, Unitedi dhe Reali e duan Andre Silvan (Foto)

Pesë arsyet pse Arsenali, Unitedi dhe Reali e duan Andre Silvan (Foto)

Ata janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të majme parash për ta pasur në skuadër anësorin 21 vjeçar.

Pas Luis Figos, Cristiano Ronaldos dhe Nanit, futbolli portugez tash ka një talent të ri, të cilën po e kërkojnë të gjithë.

Silva ka shënuar 20 gola në 34 ndeshje deri më tani këtë sezon, ndërsa i ka prodhuar edhe gjashtë asistime.

Ai e nisi karrierën në mesfushë, mirëpo shumë shpejt iu përshtat lojës në fazën ofensive. Dhe duke qenë se ka talentin golashënues, lojtari mund të angazhohet në një pozitë më në qendër të sulmit.

 

Shumica e klientëve të njohur të Jorge Mendes përfundojnë te Manchester Unitedi dhe Real Madridi. Një prej emrave më me ndikim në botën e futbollit, ka nën menaxhim disa yje, si Cristiano Ronaldo, James Rodriguez e Pepe, si edhe trajneri Jose Mourinho është klient i tij, përcjell Telegrafi.com.

Nëse janë të vërteta njoftimet në media, Ronaldo është një tifoz i madh i Silvas dhe është duke u përpjekur që ta marrë te Real Madridi.

 

Lajm i mirë për klubet që e kërkojnë 21-vjeçarin është se ai dëshiron të shkojë te një klub më i madh. Silva e ka nënshkruar kontratën e re me Porton në gusht dhe ka klauzolë prej 60 milionë euro.

Nuk ka dyshim se klubet e pasura mund ta paguajnë klauzolën për ta prishur kontratën e tij, në këtë mënyrë, lojtarit i mbetet të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën – te Arsenali, Unitedi, Reali, apo te ndonjë klub tjetër.

Shpërndaje në: