Pesë arsyet pse Griezmann do të transferohet në Man Utd (Foto)
Antonie Griezmann e ka pranuar se është e mundshme që gjatë kësaj vere të transferohet në Manchester United.
Sulmuesi francez ka thënë prej 1 deri në 10, mundësia për të kaluar në Old Trafford është gjashtë, pasi është i përgatitur për të luajtur në një skuadër ku mund të fitoi tituj.
Griezmann është transferuar në Atletico në vitin 2014, por ai beson se ky është momenti më i mirë për t’u larguar.
E përditshmja spanjolle AS ka bërë një analizë, ku ka treguar pesë atsyet pse Griezamnn do të transferohet në United.
Këto janë pesë arsyet:
- Titujt – Griezmann me Atleticon e ka shumë të vështirë të fitojë tituj duke para konkurrencën e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa beson se këtë mund ta bëjë me Unitedin
- Bashkimi i Pogban – Griezmann kuptohet shumë mirë me Pogban dhe mendon se në United do të bënin një dyshe shumë të mirë
- Faktori ekonomik – Natyrisht që kalimi në United do të thotë edhe të ardhura më të mëdha ekonomike, pasi Unitedi është një nga skuadrat më të forta ekonomikisht në botë
- Beckham – Legjenda angleze është idhulli i Griezmannit dhe kalimi në United do të thotë se ai do të merrte fanellën numër 7 të anglezit
- Përvoja në një ligë të re – Premierliga angleze do të ishte një mundësi shumë e mirë për të, pas një periudhe të gjatë në La Ligan spanjolle me Real Sociedadin dhe Atletico Madridin



