Pesë kanditatët që do të mund të zëvendësojnë Antonio Conten
Antonio Conte dita e ditës është afër shkarkimit nga pozita e trajnerit te Chelsea. Kjo është rritur sidomos pas dy ndeshjeve të fundit, që Chelsea i humbi me 3 gola në disfavor. ‘Blutë’ humbën nga Watfordi me rezultat 4:1 dhe Bournemouth 3:0, kjo e fundit në ‘Stamford Bridge’.
Edhe nëse Conte nuk largohet nga ‘Stamford Brdige’ para përfundimit të sezonit, ai pritet të largohet në verë me një vit të mbetur në kontratë, transmeton Periskopi.
Por, kush do të zëvendësojë italianin? Këta janë pesë kanditatët që mund ta zëvendësojnë atë:
GUUS HIDDINK

Legjenda e Holandës, ishte pjesë e Chelseat dy herë. Hiddink fillimisht mori detyrën pas largimit të Luis Felipe Scolarit në shkurt të vitit 2009.
Ai në atë gjysmë sezon pati sukses me Chelsea, holandezi humbi vetëm një lojë nga 22 të luajtura dhe gjithashtu duke fituar FA Kupën.
Hiddink u rikthye në Chelsea në vitin 2015 pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Por, ndikimi i tij në herën e dytë, nuk ishte aq impresiv sa ihte në sezonin e parë, ai i fitoi më pak se gjysmën e 27-të ndeshjeve të zhvilluara.
MAURIZIO SARRI

Trajneri i Napolit është duke kaluar një sezon fantastik me Napolin, duke luftuar kështu më në fund dominimin e gjatë të Juventusit.
Të larguar nga Champions Liga, fokusi i Sarrit është fitimi i Scudettos për herë të parë pas kohës së artë të Diego Maradonës në vitin 1990.
Nëse ai ia arrinë këtë ka sygjerime që ai do të largohet. Nuk do të ketë pak oferta.
THOMAS TUCHEL

Ish-trajneri i Dormundit dhe Mainzit ishte parë si një ardhmeri e trajnerëve gjerman, kur e zëvendësoi Jurgen Klopp në Borussia Dortmund.
Megjithatë, pas dy sezoneve dhe pas përqindjes së fitoreve prej 62.96 %, ai u shkarkua me vetëm një trofe të fituar, atë të kupës ‘DFB-Pokal’.
Tuchel ishte lidhur edhe me Bayern Munichun në fund të sezonit të kaluar. Pra, Chelsea duhet të reagojë shpejt nëse e dëshiron 44-vjeçarin, transmeton Periskopi.
LUIS ENRIQUE

Gjatë periudhës tre vjeçare si trajner i Barcelonës ai nuk u vlerësuar shumë për punën e tij.
Ai gjatë periudhës 3-vjeçare fitoi nëntë tituj, dhe fitoi treshën në vitin 2015, Champions Ligën, La Ligën dhe Kupën e Mbretit.
Megjithatë, ai pritet që të rikthehet në detyrën e trajnerit dhe veçse është bërë favorit për ta marrë drejtimin e pankinës së Chelseat.
DIEGO SIMEONE

I lidhur me Chelsean prej shumë kohësh, trajneri i Atletico Madridit tash konsiderët si outsajder për ta marrë këtë detyrë.
“El Cholo” është bërë mjaft i sukseshëm në lansimin e Atleticos në një epokë të re të suksesit, duke fituar La Ligën, Europa Ligën, Super Kupën, Kupën e Mbretit, Super Kupën e Spanjës dhe nën-kampion i Champions Ligës dy herë.
Megjithatë, 47 vjeçari është i përkushtuar që të vazhdojë me Alteticon, pasi që nënshkroi kontratën dy vjeçare në shtator. /Periskopi



