Pesë lojtarët me më së shumti paraqitje në garat europiane
Paolo Maldini ka zhvilluar 174 paraqitje për Milanin në garat europiane, kryesisht në Ligën e Kampionëve.
Xavi Hernandez ka luajtur në 173 ndeshje që Barcelona ka zhvilluar në këto gara.
Clarence Seedorf, ish-futbollisti i Milanit, Ajaxit, Real Madridit dhe Interit ka zhvilluar 163 paraqitje në garat europiane.
Raul Gonzales ka zhvilluar 161 paraqitje në garat europiane gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit dhe Schalke 04.
Javier Zanetti, ish-ylli i Interit ka zhvilluar 160 paraqitje në këto gara. /Periskopi.com



