Pesë shqiptarët që ia mësynë garës për zgjedhjet në Austri

Pesë shqiptarët që ia mësynë garës për zgjedhjet në Austri

Sot u mbajtën zgjedhjet në Parlamentin e Austrisë, ku në mesin e kandidatëve pati edhe shqiptarë.

Për 183 ulëse në Parlamentin e Austrisë mësynë edhe Januz Saliuka, Arsim Gjergji, Serafina Demaku, nga Partia Socialdemokrate që udhëhiqet nga kancelari aktual Christian Kern, gjithashtu Drita Cacaj dhe Heroina Rexhepi nga Partia Popullore e Austrisë, përjcell albinfo.

Të gjithë këta kandidatë synojnë të jenë zë i komunitetit shqiptarë në Parlamentin austriak.

Kujtojmë se deri tani sondazhet thonë se konservatori Sebastian Kurz do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Austrisë.

Shpërndaje në: