Pesë të arrestuar si të dyshuar për plagosjen e një personi në Duhël të Suharekës

Pesë të arrestuar si të dyshuar për plagosjen e një personi në Duhël të Suharekës

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 Si prova materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive ende të panjohura, ku pas një përleshjeje fizike, një person është plagosur me armë zjarri dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Shpërndaje në: