Pesë veshje për Shën Valentin, qofshi vetëm ose në lidhje
Nëse keni të dashur këtë Shën Valentin dhe e ndjeni me zemër se doni ta festoni, shumë mirë për ju. Nëse nuk keni të dashur këtë Shën Valentin, bëhuni gati dhe bëni qejf. Se është 14 shkurt s’do të thotë asgjë. Rëndësi ka të doni veten tuaj dhe ta festoni këtë fakt.
Një fustan të kuq

Mund të jetë zgjedhja tipike për Shën Valentin, por a e dinit se e kuqja është e vetmja ngjyrë që u shkon të gjithëve? Është e rëndësishme të keni diçka të kuqe pranë fytyrës, qoftë një aksesor,apo jakë, pasi kjo ju bën më tërheqëse.
Një kostum rozë

Roza kokë e këmbë mund të duket e tepërt, por jo nëse kostumi është qepur mirë pas formave të trupit tuaj dhe balancohet me një ngjyrë tjetër si e bardha.
Një bluzë e këndshme dhe xhinse

Sigurohuni që xhinset të jenë me bel të lartë për të theksuar belin tuaj dhe për t’u dukur më e gjatë. Ndërsa bluza duhet të jetë pak më e shkurtër se zakonisht për të treguar pak lëkurë. Shtoni dhe një palë sandale minimaliste dhe jeni gati për të dalë në mbrëmje.
Një fustan të shkurtër me mëngë të gjata

Një rregull i lashtë mode thotë se nëse tregon dekoltenë duhet të fshehësh këmbët dhe anasjelltas. Alexa Chung në foto di ta zbatojë më së miri këtë rregull. Kini parasysh : jakë e mbyllur, mëngë të gjata, prerje e shkurtër dhe çizme të zeza.
Një fustan të zi

Asnjë listë s’do të ishte e plotë pa një fustan të zi të pavdekshëm. Sidoqoftë, s’ka nevojë të jetë i vogël për të rënë në sy. Gjeni një model që ju mbulon, por edhe ju nxjerr në pah këmbët si Angelina Jolie



