Pesë yjet që mund të largohen nga Barcelona, pas ardhjes së Coutinhos
Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Transferimi i tij nga Liverpool në Barcelonë u bë i mundur për 160 milionë euro.
Coutinho tashmë do të udhëtojë në Spanjë për të nënshkruar kontratën pesë vjeçare me Barcelonën.
Eksperti i futbollit të La Ligas, Guillem Balague ka deklaruar se transferimit i Coutinhos tek Barcelona do t’i largojë 5 lojtarë nga katalunasit.
Javier Mascherano, Aleix Vidal, Denis Saurez, Paco Alcacer, Arda Turan janë lojtarët që mund të largohen menjëherë nga Barça



