Peshkaqeni i sulmon, shiheni se çfarë ju ndodh sërfistëve (Foto/Video)
Një çift sërfirstësh ka shpëtuar ngushtë nga një sulm i egër i një peshkaqenit i cili e kishte shqyer një fokë në një plazh vetëm pak metra larg tyre.
Plazhi Nauset në Orleans, Massachusetts u mbyll të hënën pas sulmit, ku pushuesit mendonin se ishte gjurma e gjakut të një personi i shqyer nga një peshkaqen.
Një çift sërfistësh ishin vetëm pak metra larg kur peshkaqeni, i cili besohet të jetë një i madh i bardhë, kishte shqyer një fokë.
Videoja e shpërndarë në internet tregon britmat e sërfistëve kur e kishin vërejtuar gjurmët e gjakut pranë plazhit, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
“Isha vetëm duke tërhequr tabelën time dhe njerëzit po bërtisnin: Largohu nga uji, dilni nga uji”, tha një nga sërfistet, Nisi Schlanger për NBC New York.
Shkencëtar Gregory Skomal, i cili filloi të gjurmojë numrat e peshkaqenëve me një ekip në MMF, tha se hulumtimet e etiketimit tregojnë se peshkaqenët ‘kthehen çdo vit’, raporton “Boston Herald”./Periskopi/







