Petrit Hajdari uron Ramiz Lladrovcin pas fitores: Shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese

Petrit Hajdari uron Ramiz Lladrovcin pas fitores: Shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese

Petrit Hajdari i PDK ka uruar kundërkandidatin e tij Ramiz Lladrovcin pas fitores nę zgjedhjet lokale, shkruan Periskopi.

“Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort”, ka shkruar ai mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.

Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.

Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.

Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.

Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.
Petrit E. Hajdari

Shpërndaje në: