Pezullohet me 6 ndeshje mos lojë, pasi pështyu kundërshtarin (Video)

Pezullohet me 6 ndeshje mos lojë, pasi pështyu kundërshtarin (Video)

Mbrojtësi i West Ham Arthur Masuaku është pezulluar me gjashtë ndeshje pasi ka pështyrë Nick Powell në humbjen e raundit të katërt të FA Cup ndaj Wigan Athletic të shtunën.

Masuaku ka kërkuar falje për veprimin e tij një ditë më pas, duke pranuar se ishte e papranueshme dhe se reagimi nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se ish-lojtari i Olympiacos do të pezullohet për gjashtë ndeshje, teksa do të humbasë ndeshjet ndaj Crystal Palace, Brighton, Watford, Liverpool, Swansea City dhe Burnley, duke u rikthyer në ndeshjen brenda ndaj Manchester United më 18 mars.

“Ai do të dënohet edhe nga ne,” është shprehur trajneri David Moyes.

https://twitter.com/TransfersFocus/status/957291180374593537

Shpërndaje në: